Një ngjarje e rëndë, por fatmirësisht pa viktima, është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mësohet se një 64-vjeçar, është vetë hedhur nga lartësia e për pasojë ka pësuar lëndime.
Sipas informacioneve të para, rezulton se ai është hedhur nga kati i pestë i një pallati, ndërsa ka rënë në tarracën e katit të dytë të pallatit dhe ka mbetur i varur në një pjesë metalike, duke terrorizuar banorët.
Menjëherë ai është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas raportimit paraprak të Policisë, mësohet se 64-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 06.07.2021, rreth orës 19:00, në rrugën “Njazi Meka”, është hedhur nga lartësia shtetasi Z. B., rreth 64 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.
…
/faxweb
