Skip to content

E fundit nga “çmontimi i terrorit serb” në veri

900 0 1717226744x447411088 943982524404691 868723501107020644 n 680

Ministri i Brendshëm i Kosovës ka publikuar pamjet e radhës në atë që synohet të jetë “çmontimi i terrorit447287687 943982507738026 7342842591810540877 n serb” në veri.

Xhelal Sveçla ka ofruar pamje të dhjetra uniformave policoro-ushtarake serbe të kapura së fundi, shoqëruar me komentin e mëposhtëm:

“Mekanizmi terrorist i Serbisë në veri të Republikës së Kosovës po çmontohet çdo ditë e më shumë.445778328 943982501071360 4153948187671400596 n

Pas informatave inteligjente, në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviqit u gjetën dhjetëra uniforma të policisë se rregullt dhe asaj speciale serbe si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit tonë.

Falë vigjilencës dhe punës së pakursyer të të gjitha institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës kjo tentativë e Serbisë për destabilizim të vendit suksesshëm po parandalohet dhe luftohet.

Është detyrë dhe obligim i yni shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, ndërkohë që është përkushtimi dhe vendosmëria jonë që me të gjitha mjetet ligjore të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Të gjitha elementet terroriste që tentojnë destabilizim do të shkatërrohen pa kursim e përgjithmonë”.