Gratë në Arabinë Saudite lejohen të marrin armët dhe të bashkohen me ushtrinë, e fundit në një seri inisiativash reformuese në Mbretëri.

Gratë Saudite tani mund të punësohen si ushtare ose truproje, sipas Saudi Arab News, raporton Bloomberg.

Krijimi i vendeve të punës për gratë është pjesë e planeve të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman për të transformuar vendin, ekonominë më të madhe në botën arabe. Tani është normale në Arabinë Saudite të shohësh gra në arka në qendrat tregtare, si dhe në punë që deri më tani janë rezervuar ekskluzivisht për burrat.

Plani për të hapur derën e ushtrisë për gratë u zbulua në 2019, të njëjtin vit Arabia Saudite tha se do të lejojë gratë të udhëtojnë jo nën shoqërinë e të afërmve meshkuj.

Në vitin 2018, Arabia Saudite u bë vendi i fundit në botë që lejon gratë të jenë në timon.

Përveç plotësimit të kritereve të peshës dhe gjatësisë, aplikantet për punë ushtarake duhet të kenë përfunduar të paktën shkollën e mesme, ndërsa gratë që janë martuar me të huaj nuk do të pranohen, shton Arab News.

Vitin e kaluar, ministri i Drejtësisë caktoi 100 gra si noterë dhe në janar një zyrtar qeveritar tha se Arabia Saudite do të fillojë emërimin e gjyqtareve femra “së shpejti”.

Deri në këto ndryshime, gratë në Arabinë Saudite kishin mundësi të ngushta punësimi. Ata kryesisht punonin si mësuese ose për qeverinë.

Në vitin 2011, u miratua një ligj që kërkon që sallonet e bukurisë të kishin vetëm gra të punësuara, pas një fushate intensive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re