Mjekët përpara spitalit ushtarak “Walter Reed” në Maryland ofruan informacione të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të Presidentit Trump, i cili është i infektuar me koronavirus.

Ata thanë se ai ishte më mirë, por pranuan që niveli i oksigjenit të tij kishte rënë dy herë deri më tani, në 94 përqind të premten dhe në 93 përqind dje. Ata nuk iu përgjigjën saktësisht pyetjes nëse ai mori oksigjen dje.

Ata gjithashtu theksuan se Trump mori dozën e tij të parë të deksametazonit dje.

“Kur isha me Trump për herë të parë ai ishte mirë. Kur isha me të për herë të dytë të premten ai kishte një ethe. Ai kishte ethe dhe ndjehej i lodhur. Niveli i oksigjenit në gjak i ra në 94 përqind. janë vetëm simptoma të lehta, por ne vendosëm se ishte më mirë të ishim në spital”, tha Sean P. Conley, udhëheqësi i ekipit mjekësor të Trump.

Gjendja e tij po përmirësohet dhe ai nuk ankohet për probleme të frymëmarrjes.

Kur u pyet pse Trump nuk mban maskë, mjeku tha se do të mbajë maskë kur të jetë e nevojshme.

“Ai po bën shumë mirë, duke iu përgjigjur mirë terapisë dhe nëse gjithçka shkon mirë ai do të kthehet shpejt në Shtëpinë e Bardhë,” përfundoi Conley.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re