Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Kosovë. Nga 15 raste të testuara sot, 2 kanë rezultuar pozitivë.

Dy të prekurit janë shtruar në QKUK. Lajmi u konfirmua në një konferencë urgjente për shtyp të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia. Ky i fundit tha bëhet fjalë për një vajzë 20 vjeçare që ka ardhur nga Italia dhe një 77 vjeçar.

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg kur takohen dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda.

‘Parandalimi është gjithcka. Le ta ruajmë vetën dhe njëri-tjetrin, që dy rastet e konfirmuara të mos shtohen. Të bëjmë kujdes maksimal që të mos iu bashkangjitemi vendeve të tjera që po raportojnë për mortalitet”, ka thënë Kurti në konferencë. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re