Pas 4 javësh në terapi intensive, shërohet nga Covid-19 një 70-vjeçar nga Kruja

“Çdo ditë stafi mjekësor i spitalit infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm Covid 19.
Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi.
Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të Infektivit.”, shkruan Manastirliu.

vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re