Kryeministri Rama ka njoftuar një masë drastike sot ndaj koronavirusit.

Rama tha se do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve në rrugë dhe parqe.

Sipas tij, ky vendim drastik vjen pasi qytetarët nuk janë sensibilizuar ende siç duhet dhe vijojnë të dalin në parqe.

“Do të ndalojmë frekuentimet tek zona e liqenit në Tiranë dhe zonat rekreative në zonat e blinduara”, tha Rama.

Kryeministri Rama paralajmëroi gjithashtu se pritet një rritje e numrit të të prekurve nga koronavirusi.

“Të paktën javën e ardhshme do të kemi më shumë të infektuar se këtë javë dhe në javën pasardhëse edhe më tepër. Vetëm javën e tretë pas këtyre dy javëve, pra nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit do të mund të shohim se ku jemi ne dhe ku është armiku”, tha Rama.

https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

Përshëndetje të gjithëve nga shtëpia SOT MË TË VEÇUAR DHE MË TË BASHKUAR SE KURRË

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 14. März 2020

Pjesë nga fjala e Ramës:

Jemi me fat që kemi një kohë kaq të bukur. Mund ti mbajmë dritaret hapur për ajrosjen e të fikim kondicionerët.

Po kjo nuk do të thotë të dalim xhiro, si dje apo sot, ku kishte mjaftueshëm njerëz për të cënuar rregullat, apo buz liqenit në Shkodër ku mbrëmë ishte si kohë pushimesh.

Nuk kemi kohë të vazhdojmë me sensibilizime, ndaj do ndalojmë frekuentimin në zonën e liqenit dhe në parqet reakreative.

Sot kemi 38 të prekur, dy prej tyre një reanimacion. Më e keqja s‘ka ardhur akoma.

Nuk dua t’ju fusë frikën, por duhet t’ju informoj. Nuk ju them asgjë të pakonsultuar me ekspertët.

Para komunikimit marr miratimin e tyre.

E vërteta është përgjegjësi parësore, ndaj përhapja e koronës është e pashmangshme.

Pavarësisht se shifrat nga Merkel e Boris Johson duken alarmante, duhet kuptuar thelbi.

Virusi prek shumë, pavrësisht nga masat, por duhet ngulitur se shumica do e kalojnë pa asnjë shenjë, e dyta, shumica do e kalojnë në shpi, e treta shumica e atyre që do bëhen për spital do shërohen.

Masat shtrënguese janë të domosdoshme, sepse nëse nuk e ngadalësojmë përhapjen numri i atyre që do bëhen për spital do jetë shumë më I madh se sa shtretërit e këtë problem e kanë të gjithë. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re