Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim të rëndësishëm sa i përket qytetarëve që kanë dalë nga Tirana dhe Durrësi gjatë kësaj fundjave.
Rama njofton në rrjetin social Facebook se të gjithë ata që janë larguar nga këto qytete, duhet që të kthehen në Tiranë dhe Durrës nga ora 00:00 e së dielës deri në 08:00 të së hënës. Kryeministri i ka kërkuar qytetarëve që jetojnë në Tiranë dhe Durrës që të mos planifikojnë udhëtime jashtë dy rretheve pasi mund të zgjatet karantina.
Njoftimi i Ramës i referohet një numri të madh qytetarësh që dolën nga Tirana dhe Durrësi para orës 06:00 të mëngjesit të ditës së sotme për t’i shpëtuar karantinës.
Duket se qeveria është duke u përgatitur për vendime të tjera të forta me qëllim parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit, gjë e cila nuk përjashton zgjatjen apo zgjerimin e karantinës.
Postimi i plotë i Ramës
KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË LARGUAR PËR FUNDJAVË TË GJATË NË KORÇË OSE GJETKË, TË SIGUROHET TË HYJË NË PERIMETRIN E BLINDUAR GJATË HAPJES SË RRUGËVE HYRËSE, PAS MESNATËS TË SË DIELËS DHE JO MË VONË SE ORA 08.00 E MËNGJESIT.
KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË AKTUALISHT BRENDA PERIMETRIT, TË SIGUROHET QË TË MOS PLANIFIKOJË LËVIZJE JASHTË PERIMETRIT NË FILLIMJAVËN E ARDHSHME (DUKE SHFRYTËZUAR HAPJEN E RRUGËVE NGA E DIELA NE MESNATË DERI TË HËNËN NË 08.00) SEPSE MUND TË MOS RIHYJË DOT!
SIPAS TË GJITHA GJASAVE PERIMETRI TR/DR DO TË MBYLLET PËRSËRI!