Skip to content

E FUNDIT/ Rritet lehtë numri i viktimave në Itali, sa humbën jetën orët e fundit

Në Itali janë shënuar 195 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave është rritur lehtë, pasi janë regjistruar 21 viktima më shumë,ku u shënuan 174 të vdekur.

Ndërkaq, ka shkuar në 29079 numri total i viktimave. Mirëpo, lajmi i mirë është se është ulur numri i rasteve të reja me COVID-19, 107 raste më pak krahasuar me një ditë më parë.

Janë konfirmuar 1221 raste të reja me COVID-19 në Itali brenda 24 orëve, në total janë 211.938 persona të prekur.