Ndërron jetë pacientja nga Durrësi e cila ishte konfirmuar si e infektuar nga Koronavirusi. Gazetari i Abc News Leonida Musaj mëson nga burime brenda spitalit se 73 vjeçarja ka ndërruar jetë pak minuta më parë për shkak të komplikacioneve të rënda të shkaktuara nga koronavirusi.
Pas rëndimit të situatës mjekët vendosen ta nisin atë për në Tiranë, por gjendja është rënduar menjëherë duke i detyruar që ta zbresin nga autoambulanca. Gazetari Leonidha Musaj raporton se gruas i kanë dalë veshkat jashtë funksionit dhe gjendja shëndetësore ishte shumë kritike.
Kështu, gruaja 73 vjeçare me iniciale Xh.G është viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Aktualisht në vend janë konfirmuar pozitiv 12 persona.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.
73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.
Vijon…
