Është shënuar viktima e 24 nga koronavirusi në vend.
Gjatë paradites së sotme ka ndërruar jetë babai i pacientit zero në Shkodër, i cili ndodhej në gjendje kome që prej tre muajsh për shkaqe të tjera shëndetësore.
Duket se ka qenë koronavirusi që ka përkeqësuar edhe më tej gjendjen shëndetësore të burrit.
Ky është personi i dytë që vdes nga koronavirusi në Shkodër.
Gazetari Simon Shkreli bën me dije për se varrimi i tij do të bëhet sot në mesditë.
