ISHP njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 14 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 750  numrin total të të prekurve në vend. Rastet e reja janë konstatuar në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

Mesatarja e moshës së të prekurve është 46.8 vjeç, ndërsa siç raportoi më parë edhe , ISHP konfirmoi se gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë një person duke e çuar në 30 numrin total të të vdekurve nga koronavirusi.

Zona më e prekur janë Tirana, Kruja dhe Shkodra. Kruja ka numrin më të lartë të të prekurve aktivë deri më tani për shkak se virusi u shfaq vonë dhe shumica dërrmuese u infektuan tek një fasoneri.

Aktualisht në vendin tonë, janë 289 persona aktivë me COVID19. Prej disa ditësh numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë krahasuar me atë të të prekurve aktivë.

Mësohet se në spitale gjenden 32 persona të shtruar. Nga këta, 5 persona janë në terapi intensive.

Shpbrndarja e koronavirusit në rrethe

Bashkia
Të prekur
Të shëruar

Tiranë
309
188

Shkodër
107
64

Krujë
97
9

Durrës
42
38

Fier
37
29

Kurbin
31

Korçë
19
18

Elbasan
18
15

Kukës
18
10

Lezhë
14
14

Has
14
12

Kavajë
9
8

Lushnje
7
4

Vlorë
5
4

Pukë
5
4

Mirditë
5
3

Rrogozhinë
4
4

Tropojë
4
4

Berat
3
2

Mallakastër
1
1

Mat
1

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re