Skip to content

E fundit/ Shtohen rastet me koronavirus ne Shqiperi




Nga njoftimi i Drejtores se IShP Albana Fico rezulton se

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në
bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor,
ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe
për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19,  38 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina)

Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të
respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë
rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!






Previous articleCilat gjera duhet të kemi patjetër në shtëpi në raste izolimi nga pandemia?