Skip to content

E FUNDIT/ Shtohet një tjetër rast i prekur me koronavirus në Korçë, pozitive një 80-vjeçare

Një 80-vjeçare nga qyteti i Koçës ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Abcnews mëson se e moshuara është gruaja e 84-vjeçarit i cili rezultoi i prekur në datë 23 mars.

Lexo edhe: E gjithë familja, konfirmohen raste të reja me koronavirus në Fier

Bashkë me rastin e sotëm shkon në 19 numri i personave të infektuar me koronavirus në qytetin e Korçës. Në të gjithë vendin numri i të infektuarve ka shkuar në 494, 25 persona kanë humbur jetën./