Në Greqi janë shënuar tre të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të viktimave në 13, shkruan abcnews.al.

Mediat greke raportojnë se të vdekurit janë një 94 vjeçar, një 84 vjeçar dhe një tjetër 64 vjeç, të cilit kanë qenë në kushte spitalore dhe kanë patur probleme të tjera shëndetësore.

11 prej të vdekurve janë burra dhe 2 janë gra, ndërsa statistikat tregojnë se thuajse gjysma e të prekurve janë në fashën e moshës 40-60 vjeç, kurse 20 për qind 18-39 vjeç. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re