Skip to content

E fundit/ Tritol banesës së efektivit të policisë në Shkodër

Një punonjësi të Policisë në SHkodër i është hedhur lëndë plasëse, në banesë.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Bardhaj.

 

 

Burime bëjnë me dije se punonjësi i policisë mbante detyrën si oficer patrulle dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pikërisht për shkak të detyrës së tij.

 

 

Të njëjtat burime thanë për Vizion Plus se autorët kanë qenë duke lëvizur me një automjet kur tritolin e kanë hedhur brenda në oborr.