Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën se ka vendosur të ndërpresë fondet amerikane për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Njoftimi i Trump vjen në mes të pandemisë më të keqe globale në dekada, teksa ka akuzuar edhe më parë OBSH-në për paaftësi në “rolin e OBSH-së në keqmenaxhimin e rëndë dhe fshehjen e përhapjes së koronavirusit”, raporton Abcnews.al

Mes pyetjeve në lidhje me faktin nëse ai minimizoi krizën apo injoroi paralajmërimet nga anëtarët e administratës së tij për ashpërsinë e këtij virusi, Trump ka drejtuar gishtin në drejtim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të mediave.

Vendimi i tij për të tërhequr fondet nga OBSH vjen në vazhdimësinë e skepticizmit të presidentit Trump ndaj organizatave botërore.

Më parë, Trump ka vënë në dyshim fondet amerikane për Kombet e Bashkuara, ndërsa u tërhoq edhe nga marrëveshjet globale për klimën si dhe e shkatërroi Organizatën Botërore të Tregtisë – duke pretenduar se të gjithë këto organizata po zhvasnin Shtetet e Bashkuara. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re