Testi për koronavirus i kreut të LSDM-së, Zoran Zaev ka rezultuar negativ. Lajmi është bërë i dituar nga ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, pritet që ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje. Ish-kryeministri vendosi të futej në karantinë pas kontaktit që kishte pasur javën e kaluar me një gazetar të infektuar me Covid-19.

Zaev tha sot se gjatë intervistës ishin respektuar masat mbrojtëse si distanca fizike dhe shmangja e kontaktit me gazetarin sipas protokolleve. Ish-kryeministri i RMV shkroi gjithashtu se deri më tani nuk ka pasur simptoma.  Ndërkohë, në testin e parë Zaev ka dalë negativ.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re