Një grua 76 vjeçe ka ndërruar jetë tek spitali Infektiv gjatë paradites së sotme.

E moshuara ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus dhe gjendej i shtruar atje, megjithatë sipas ministrisë së Shëndetësisë ai nuk kishte simptoma. Madje, MSH thekson se gruaja ishte transferuar tek reparti i sëmundjeve Interne për shkak se nuk kishte simptoma të koronavirusit.

Ministria e Shëndësisë thekson nga ana e saj se e moshuara nuk ka ndërruar jetë prej koronavirusit, por prej kancerit të pankreasit si edhe disa sëmundjeve të tjera shoqëruese.

Gjatë ditës së sotme, ISHP raportoi për 6 raste të reja me koronavirus.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka vdekje nga COVID19, ndërroi jetë nga tumori i pankreasit

Lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi batëse me Covid19.

Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike. 76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re