Në moshën 79 vjeçare, në Tetovë, ka vdekur Gligorie Gogovski, kryeministri i fundit i Maqedonisë Socialiste.

Ai ishte kryeministër i shtetit nga viti 1986 deri më 1991. Në rolin e kryeministrit, ai kishte përgatitur zgjedhjet e para të lira me më tepër parti.

Ka lindur në Tetovë në vitin 1943. Në vitin 1968 ka diplomuar në fakultetin elektro-makinerik në Shkup, ndërsa ka magjistruar në Universitetin e Zagrebit. Gligorie Gogovski do të varroset sot në ora 13 në varrezat e Tetovës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re