Është rritur sërish numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

Nga të dhënat e siguruara prej Task Forcës së ngritur me qëllim
përballimin e krizës së koronavirusit mësohet se janë konfirmuar 9 raste
të reja me koronavirus.

Në total numri i të prekurve ka shkuar në 51 të prekur.

Mes të prekurve janë një mjek dhe një infermier.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 34 rasteDurrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)Lushnje 2 rastElbasan 2 rasteFier 6 rasteRrogozhinë 2 raste

Prej tyre:20 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.






Previous articleDel studimi, ja kur koronavirusi do te arrije kulmin e tij ne Shqiperi, ja data qe parashikohet

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re