Skip to content

E FUNDIT/ Vritet me thikë një person në Durrës

Një 40 vjeçar ka humbur jetën në Durrës pasi u qëllua me thikë nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr 4 të qytetit të Durrësit.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se viktima është Halil Koka. Ka psur një sherr midis dy personave në fjalë, ku 40 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Pak pasi ka mbërtitur, ai ka humbur jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj./