Një ngjarje e rëndë do të regjistrohej në Korçë, ku një nënë fshehu për ditë më radhë në një valixhe foshnjën e saj të vdekur. Ndërkohë neuropsikiatrja Nikolina Bode, që trajtoi V.Hasimllarin gjatë emisionit “Shqipëria Live”, tha se pacientja nuk e kishte njohur veten në kartën e identitetit, ndërsa i tregonte se vetë ishte nga Amerika dhe bashkëjetonte me xhindet.

“Ka depersonalizim. Ajo mendon se është një person tjetër. Atë kartë identiteti që ma dha në dorë me të dhënat e saj personale, ia identifikonte një personi tjetër. Pra fliste në vendin e tretë. Ishte dhe psikotike. Thoshte jam e ndikuar nga xhindët,”-tha ajo ndër të tjera.

Mostrat e foshnjës së gjetur pa jetë një ditë më parë, e mbyllur në një valixhe dhe e lënë në një dollap, brenda banesës së 40 vjeçares janë dërguar për ekspertizë pranë mjekësisë ligjore në Tiranë. Mjekët ligjorë të shërbimit spitalor të Korçës kërkojnë dy gjëra, moshën e foshnjës, për të dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me një lindje të zakonshme dhe jo abort.

Burime të siguruara thanë se fëmija ka qenë i formuar plotësisht çka tregon se kemi të bëjmë me një lindje dhe mjekët specialistë hedhin poshtë dyshimet e një aborti. Nga ana tjetër 40 vjeçarja nuk është në gjendje për të dhënë sqarime rreth shtatëzanisë së saj dhe lindjes së foshnjës. Kjo për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Lindja sipas burimeve është kryer pa asistencë. Për shkak të anemisë së theksuar 40 vjeçarja ka qënë në rrezik serioz për jetën. Deri tani oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë në pyetje nënën e 40 vjeçares, bashkeshortin dhe fqinjët që kanë patur kontakte. Nga ana tjetër burime që vijnë pranë shtëpisë së lindjes në Korçë pranohet zyrtarisht se 40-vjeçarja prej muajit janar nuk rezulton të ketë pasur vizita mjekësore pranë këtij institucioni.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re