Pa hezituar shumë kjo 6 vjeçare i tregoi adresën e saktë të shtëpisë gazetarëve, njëlloj siç bëri kur njoftoi policinë për ndihmë, pasi i ati ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore në bodrumin e banesës së tyre.

Mejsi ishte së bashku me të vëllanë 4 vjeçar, në momentin kur ruajt qetësinë, mori telefonin e tij dhe njoftoi policinë. Veprimi i 6 vjeçares i shpëtoi jetën të atit.

“Më kujtohet se i kam dhënë passëordin e celularit vajzës, pastaj më kanë rënë të fikët, kisha shumë vështirësi në frymëmarrje”-tregon për median e huaj Kajli, babai i 6 vjeçares.

6 vjeçarja kishte hyrë në Google dhe kishte shkruar policia. Më tutje kishte marrë në telefon në numrin e policisë për t’u treguar këtyre të fundi adresën e shtëpisë dhe faktin se i ati ndihej keq.

“Mendova se babi do të vdiste”-tregoi 6 vjeçarja, ndërsa i ati është akoma i habitur sesi e bija ka mundur të ruajë qetësinë, e madje edhe të marrë policinë përmes kërkimit në internet.

“Është e pabesueshme, ende e kam të ruajtur në celular, ka kërkuar për ‘poliz’”-tregoi Kajli.

Fatmirësisht atë ditë 6 vjeçarja nuk kishte shkuar në parashkollor, pasi e kishte marrë malli për të atin. E pikërisht ishte kjo 6 vjeçare që ia shpëtoi jetën të atit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re