Kryeministri Edi Rama ka zbuluar disa detaje nga përgatitjet që po bëhen në sheshin Skënderbej për pritjen që do t’i bëhet liderëve të Evropës në vendin tonë më 16 maj.

Rama thotë se “nën hijen e Gjergj Kastriotit do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Evropës dhe këtu po bëhet edhe shtëpia e Evropës me vizatimet e fëmijëve të të gjitha qytetet e Shqipërisë, për Evropën”.

Sipas kryeministrit ajo ditë do të jetë një spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe se e gjithë bota do të jetë me sytë nga vendi ynë.

Rama: Mirëmëngjesi edhe njëherë nga këtu, nga sheshi Skënderbej, nën hijen e vetë atij, profetit të historisë sonë, Gjergj Kastriotit, ku do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Evropës më 16 maj dhe këtu po bëhet edhe shtëpia e Evropës me vizatimet e fëmijëve të të gjitha qytetet e Shqipërisë, për Evropën. Këtu do ti mikëpresim ata që do të vijnë në kryeqytetin e Evropës së Ballkanit. Ky do të jetë spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do ti ketë sytë nga Shqipëria, nga Tirana, nga sheshi i heroit kombëtar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko