Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se e gjithë makineria shtetërore ka qenë e angazhuar në procesin zgjedhor të ditës së sotme, ku sipas tij, drejtorë dhe zyrtarë të PS-së kanë qëndruar brenda qendrave të votimit në kundërshtim me ligjin.

Komentet Berisha i bëri gjatë nje deklarate për mediat, ku tha se vëzhguesit e opozitës kanë dokumentuar gjithçka.

Ndërsa i pyetur nëse do të mbajë përgjegjësi nëse nuk arrin të fitojë mbi 50 bashki, siç edhe kishte deklaruar, Berisha tha se do të respektojë pikë për pikë statutin.

“Ju keni parë të gjithë makinerinë shtetërore të angazhohet në këtë proces. Ju keni parë më shumë se kurrë zyrtarë, drejtorë, funskionarë, të qëndrojnë te qendrat e votimit, në kundërshtim me ligjet e vendit.

Vëzhguesit tanë kanë regjistruar dhe po regjistrojnë çdo gjë. Në tërësi vëzhguesit tanë kanë qëndruar gardianë të votës së shqiptarëve.

Kam deklaruar se statuti do të zbatohet pikë për pikë. Statuti ka parashikuar përgjegjësi. Pikërisht se statute ka parashikuar përgjegjësi për zgjedhjet lokale, janë të përgjithshmet ato që parashikojnë largimin e kryetarit të partisë.

Në zgjedhjet lokale, ne kemi futur në statut rivotimin e kryetarit të partisë nga strukturat. Kjo bëhet automatikisht.

Në çdo dalje televizive kam deklaruar se përparësi absolute kanë kandidatët. Ky ka qenë një koalicion prej 25 partish, ku PD ka bërë të gjitha lëshimet për hir të kandidatit. Jam pyetur disa herë në emisione televizive dhe kam deklaruar se përparësi kanë kandidatët”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re