TIRANE- Shqipëria goditet nga një termet i fuqishëm, i cili është ndjerë pothuajse në të gjithë vendit.

Mësohet se në Tiranë tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ishte 31 km në Veriperëndim të kryeqytetit. Ndërkohë, në Durrës tërmeti me magnitudë 5 të shkallës Rihter.

Duke marrë shkas nga situata, është mbledhur Emergjencat Civile nën drejtimin e Haki Çakos, i cili pak ditë më parë mori drejtimin e kësaj detyre. Theksojmë se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë më shumë në katet e sipërme të ndërtesave, ndërsa të gjitha institucionet kanë braktisur zyrat, ndërsa qytetarët rrinë në rrugë. Deri më tani nuk dihet nëse ka pasur apo jo dëme materiale apo persona të lënduar.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re