GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku ka humbur jetën tragjikisht një i ri shqiptar.

Ngjarja ndodhi të shtunën, në Eordea, Kozani. “Zogla” shkruan se 22-vjeçari shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një rrufe teksa kulloste bagëtitë.

Mësohet se trupi i pajetë i të riut u gjet nga një tjetër shqiptar. Ndërkohë, nga rrufeja pak orë më vonë humbi jetën edhe një shtetas grek.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re