Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësen e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Në një postim në ‘Facebook’, shoqëruar dhe me fotografi duke shtrënguar duart me Tsikhanouskaya, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se i ka uruar asaj suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar.

Postimi i Metës:

Kënaqësi të takoja sot udhëheqësen e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanouskaya.
I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar.
Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë.
Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re