Java e ardhshme në vend do të dominohet nga prania e rrymave ajrore të qendrueshme.

 

Këto do të sjellin mot me diell e vranësira kryesisht shtresore të larta. Karakteristikë do të jetë prania e mjegullinës së mëngjesit në shumë lugina.

 

Ditën e hënë në verilindje e lindje të vendit do të krijohen kushtet për reshje të përkohshme shiu.

 

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.

 

Gjatë ditës temperaturat parashikohen të luhaten si në figurë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re