Ministria e Arsimit ka bërë publike datat në të cilat do të zëvendësohen tre ditë të humbura mësimi përgjatë këtij viti shkollor. Sipas njoftimit, datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit janë 30 prilli, 14 maji dhe 28 maji.

Po ashtu, së fundmi pushim u bë edhe e hëna e 21 marsit, përpos 22 marsit që ishte në kalendarin e festave zyrtare ditë pushimi për shkak të Festës së Sulltan Novruzit.

Është vendosur nga ana e qeverisë që e shtuna 2 prill të jetë ditë pune. Ajo do të zëvendësojë datën 21 mars që u bë pushim.

Arsyeja ishte kursimi i energjisë elektrike, ne kushtet kur gjithë bota dhe vendi po përballet me rritje te çmimit te energjisë.

NJOFTIMI

VENDIMI

Dita e punës e caktuar ditë pushimi në datën 18.03.2022, vendimi nr.161,
“Për caktimin e ditës së hënë datë 21.03.2022” do të zëvendësohet në datën:
02.04.2022 (e shtunë)

-Ditët e punës të caktuara ditë pushimi (3 ditë) sipas urdhrit 18, datë 20.01.2022, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet publike dhe jo publike” do të zëvendësohen në datat:

30.04.2022 (e shtunë)
14.05.2022 (e shtunë)
28.05.2022 (e shtunë)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re