Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson mblodhi ka zhvilluar një takim me kabinetin e tij për të marrë masat për një bllokim më të ashpër ditët në vijmë nëse shifrat e infektimit nga koronavirusi nuk pësojnë ulje.

Në takimi online që mbajti kryeministri mbajti me grupin e ekspertëve, qeveria ka kërkuar shumë që njerëzit të kufizojnë kontaktet e tyre ndërsa shërbimi shëndetësor përpiqet të përballojë rritjen e infektimeve të pacientëve me Covid-19, në këto kushte edhe policia do të rriti zbatimin e kufizimeve më brutale.

Johnson shkroi në Twitter duke thënë se “takimi me të tjerët nga jashtë shtëpisë tuaj ju vë ju dhe të tjerët në rrezik të sëmundjes serioze”.
Shkalla kaotike me të cilën përballet Mbretëria e Bashkuar u pasqyrua përsëri natën e kaluar me 529 vdekje të tjera të regjistruara në Covid – 19 duke shënuar një rritje prej 30 përqind në 407 të raportuar në të njëjtën ditë javën e kaluar.

Sipas të dhënave , raportohet se kjo ishte e hëna më vdekjeprurëse që nga 20 prilli kur 570 njerëz humbën jetën dhe shënoi javën më të keqe për vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i pandemisë. Një mesatare prej 931 njerëz kanë humbur jetën në secilën prej shtatë ditëve të kaluara, krahasuar me mesataren më të lartë shtatë-ditore prej 920 në valën e parë të prillit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re