Faxnews ka qenë sot në Memaliaj ku ka takuar familjarët e Aleksandër Sadikajt, i cili humbi jetën në një atentat të shtunën e kaluar.

Makina me të cilën ai po lëvizte shpërtheu për shkak të një sasie të madhe tritoli të vendosor, rreth 500 gram, që do ti merrte edhe jetën në moshë shumë të re, vetëm 27-vjeç.

Sadikaj mbeti fillimisht i plagosur rëndë por do të humbte jetën në spital, për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë motra e tij ka folur për Faxnews duke treguar se Aleksandri nuk kishte konflikt me askënd dhe se ai dhe familja e tij bënin një jetë të qetë.

Ajo ka mohuar akuzat për lidhjet e tij me njerëz nga Holanda duke thënë se mediat po shkruajnë shumë të pavërteta për jetën e tij.

Vanesa Sadikaj: Mediat po shkruajnë shumë të pavërteta. Jetonte me qera prej 4 vitesh. Vellai nuk kishte konflikt me asnjëri. Ai ecte lirisht, makinën e tij e përdornim të gjithë.

Kemi bërë një jetë të qetë dhe normale. Shkonim shpesh dhe qëndronim te lokali i tij në Tiranë.

vijon…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re