Mediat malazeze të cilat po ndjekin me vëmendje pasojat e infektimit me COVID të Metropolitit Amfilohije, shkruajnë se ai ka përfunduar në oksigjen.

Por gjithsesi, thuhet se gjendja e Amfilohijes nuk është serioze për momentin.

Më 6 tetor, Amfilohije u pranua në departamentin e pulmonologjisë të Qendrës Klinike të Malit të Zi për trajtim spitalor pasi testi tregoi se ai ishte pozitiv për koronavirus.

Të kujtojmë, Amfilohije fillimisht, sipas pretendimeve të stafit mjekësor të spitalit, Danilo Prvi, nuk pranoi të testohej, duke pretenduar se ishte thjesht i lodhur. Ndaj fillimisht iu bë vetëm një test gjaku.

Por dy ditë më vonë, pasi temperatura e tij nuk ra, ai u soll në spitalin e Cetinjes ku u testua, pas së cilës testi tregoi se ai ishte i infektuar me COVID.

Kleriku më i lartë malazez ka qenë aktiv kohët e fundit për shkak të zhvillimeve të ethshme politike në Mal të Zi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re