Pas gati 7 javësh në izolim, një e moshuar 92-vjeçare në Angli ka parë për herë të parë, edhe pse në distancë, stërmbesën e saj të porsalindur. Joan Cartwright, e ka parë e gëzuar stërmbesën e saj që nga dritarja e shtëpisë së saj, pasi nuk mund të dalë për shkak të koronavirusit.

92-vjeçarja u lumtura shumë kur nipi i saj Will dhe bashkëshortja e tij, Jen shkuan ta vizitonin dhe e prezantuan me stërmbesën, Holly. Në fotot e publikuara në rrjet, ajo duket teksa buzëqesh me krahët hapur, ndërsa poshtë dritares ndodhen nipi dhe stërnipi i saj.

Çifti u shprehen që vizita surprizë ishte një moment emocional për ta, ndërsa e moshuara tërrishte nga dritarja: Shpresoj që një ditë mund ta mbaj në krahë.

Holly erdhi në jetë në spitalin Airedale General më 12 mars, vetëm 10 ditë përpara se të niste izolimi i plotë në Angli.

Ndërsa, Joan, e cila për shkak të moshës është detyruar që të rrijë e mbyllur në shtëpi pasi infektimi me koronavirus mund t’i rrezikojë jetën, u shpreh se i mungojnë shumë të afërmit e saj dhe se mezi pret që të gjithë të bashkohen “kur gjithë kjo të ketë mbaruar”. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re