Djali i tyre është vetëm 5 vjeç. Disa kohë më parë iu ankua prindërve se i dhimbte këmba. Çalonte. Ndihej i lodhur. Prindërit e tij kurrë nuk e kishin menduar se i biri ishte prekur nga një sëmundje e rëndë si leuçemia.

Kjo është tragjedia në familjen Osmani. Prindërit e Elisjanos ia kanë dorëzuar shpresat dhimbjes e pamundësisë për të ndihmuar djalin e tyre.

Babai i Eljos: Jam babai i tre fëmijëve. Njërin e kam 9 vjeç, kurse dy të tjerët janë binjakë. Një prej tyre doli me leuçemi. Mu shemb bota, nuk e di. I kam rrit me bukë e pa bukë këto fëmijë… (qan).

Gati jam të jap dhe jetën, vetëm fëmija të shërohet. Shpresat tek Zoti i kam, që të mos ma largojë. Fjalë nuk kam të përshkruaj për të treguar se çfarë është për mua.

Nëna e Eljos:  Tre doktorë u mblodhën e nuk po ia gjenin diagnozën. I morën gjak në palcë dhe doli përgjigja që kishte leuçemi… më ranë të fikët. Nuk e di ça të them më, nuk kam më fjalë…

Eljo qëndroi për kohë të gjatë në spital, duke qarë prej dhimbjeve. Thërriste nënën, lutej që vuajtjet të pushonin. E këta prindër vuajtën dyfish, s’kishin mundësi të kuronin djalin e tyre.

Nëna: Askush  nuk e di dhimbjen time, nuk e kupton këtë që po ndjej. Mund të humbësh gjithçka në jetë, vetëm tek fëmija nuk durohet.Ikim tek shtëpia o ma’ më thotë. Kërkon të shkojë në shtëpi. Është fëmijë shumë i dashur, e unë dua të jetë fëmija që ka qenë dikur. Ne s’jemi askush pa të. Gati jam që tani organet e jetën time, vetëm djali të më shpëtojë. 

Emisioni dhe shqiptarët bamirës iu gjendën në krah kësaj familje, duke ua mundësuar financat për ndërhyrjen e udhëtimin jashtë shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re