Departamenti policor i Minesotës mori një zarf anonim muajin e kaluar, ku brenda tij ishin 1,000 dollarë dhe një letër brenda.
Letra përmban një lloj pendimi të një qytetari, i cili thotë se goditi një makinë në një natë të viteve ’80 dhe nuk u ndal. Ai kërkoi falje për çdo shqetësim të shkaktuar tre dekada më parë.
Shtypi lokal ‘Pioneer Press’ raporton se Bill Messerich, shef i Departamentit të Policisë në Minnesota, tha se e mori zarfin dhe se në të kishte 10 fatura nga 100 dollarë. “Kjo lloj gjëje nuk ndodh çdo ditë, tha Messerich. Me paratë brenda ishte një letër, ku shkruante:
I nderuar zotëri,
Në një natë në vitin 1985 apo 1986, unë godita një makinë të parkuar në bllokun ‘1050 të Ave Dwayne’ dhe nuk u ndala për të dhënë informacionet e mija.
Dëmtimi i automjetit tim ishte i vogël, ndërsa për makinën tjetër nuk e di.
Unë nuk e di makinën të cilën e kam goditur, por nëse të dhënat tuaja mund të rishikohen aq larg dhe ju mund të gjeni pronarin, ju lutem ia dorëzoni atij këto para.
Nëse nuk mund të gjeni pronarin, ju lutem t’i jepni paratë për bamirësi.
Më vjen keq për çdo shqetësim që kam shkaktuar dhe kërkoj faljen tuaj .
Kjo letër u pranua më 3 nëntor, më shumë se 30 vjet pas kësaj ndodhie. Messerich ka thënë se dosjet nuk kthehen aq larg, kështu që departamenti i vuri këto fonde në llogarinë e përgjithshme për dhurim. /io/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re