Drejtori i gazetatës ‘Telegaf’ Ëngjëll Musai ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës, ku ka folur në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen të dielën.

Musai u shpreh se në vend që zgjedhjet e të dielës të ishin një test për pozitat e partisë në pushtet, ato janë shndërruar në një garë mes vetë opozitës, se kush do të grumbullojë më shumë vota, mes grupimit të Bashës dhe atij të Berishës.

Sipas Musait, në gjykimin e tij Shkodra, do të zgjedhë një përfaqësues të djathtë në krye të qytetit, ndërkohë që parashikimi për Durrësin mbetet më i vështirë.

“Kuptohet që PS është shumë herë më e favorizuar në këto zgjedhje, për shkak të prblemeve të brendshme të opozitës, shkaktari kryesor i kësaj situate është ish-lideri zoti Basha, që nuk ka asnjë lloj justifikimi, e ka çuar partinë nga humbja në humbje në këto 9 vite. Nuk ka frymë dhe shpresë në radhët e qytetarëve, nuk ka se nuk di apo nuk do kjo është çështje tjetër.

Ka 9 vite në opozitë ka humbur zgjedhjet lokale të 2015, 2017, ka dalë nga parlamenti, dështoi në të gjitha marrëveshjet, qoftë me aleatët, qoftë me partinë në pushtet. Ose është pjesë e lojës për të mbajtur në pushtet qeverisjen aktuale, nuk e di çfarë mund të kërkosh më tepër, pas humbjeve në këto 9 vite.

Do jetë një nga dështimet e radhës të Bashës, mendoj sipas projeksioneve që kam ndjekur, dhe sondazhet lokale, mendoj që Shkodra është një bastion shumë i fuqishëm i të djathtës. Kanë marr mandat edhe kandidatë të pavarur të së djathtës, mendoj se Shkodra do ti përkasë të djathtës, pasi shpirti shkodran është i djathtë, nuk e pranon dot pjesë e diktaturës.

Durrësi është goxha i vështirë, krijon premisa që palët të jenë shumë pranë njëra tjetrës, ka notuar në ujëra 50/50. Dibra ka goxha probleme, dhe minutat e fundit do të jenë ato që do të vendosin. Shumë personazhe shkojnë nga Tirana dhe zgjidhen kryetarë bashkie nëpër rrethe.

Kryebashkiaku duhet të jetë një person që fle me hallet e qytetit, pse duhet të shkojë i importuar. Qytetaria durrsake nuk e pranon kollaj importimin e kandidatëve. Zgjedhjet lokale, nuk janë një test për PS-në, fuqia e partisë ngrihet nga këshilltarët bashkiakë, që në këto zgjedhje nuk do të jenë.

Kryesorja është që këto zgjedhje të mos kenë probleme të shitjes apo blerjes së votave, që të mos ketë debate, të mos ketë konflikte, dita e zgjedhjeve duhet të jetë një ditë feste”, tha Musai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re