“Unë jam shumë injorant në këtë fushë, nuk është vetëm kjo fushë ku jam injorant, por këtu jam shumë”
Kryeministri Edi Rama ka ndajë për herë të parë detaje të veçanta pë djali ne tij të vogël. Zaho, në podkastin “Flasim”.
Rama ka zbuluar talentin e Zahos si bartender, duke shtuar se ai e ka instiktive krijimin e koktejeve, ndërsa bëri batuta duke u shprehur se vetë, setin e koktejit, mund ta përdorë vetëm për të përzier bojëra.
“Unë nuk kam moshë për këto (kokteje), por më kujtohet Zaho. Ai e ka shumë instiktive që shkon atje dhe shkon bën ato përzierje, në çdo rast kur sheh një bar, shkon atje përzihet me ata dhe vjen me koktej. Mbase një ditë do ta marr dhe t’i bëni një demonstrim se si përdoren këto sepse unë mund t’i përdor vetëm për të përzier bojëra. Unë jam shumë injorant në këtë fushë, nuk është vetëm kjo fushë ku jam injorant, por këtu jam shumë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se bartenderi është hapësirë e re e industrisë së turizmit, jo vetëm djemtë, por edhe vajzat.
“Kjo është një botë komplekse mesa kuptoj, është një hapësirë e re e industrisë së turizmit, jo vetëm djemtë por edhe vajzat mund të gjejnë vendin e tyre. Nga momenti kur kjo punë bëhet puna e atij që është aty përballë dhe ka certifikimin, nuk është më punë, por është art. Këtë kuptova unë”, tha ai.
