Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata tha se kryeministri Edi Rama ndihej i frikësuar lidhur me hetimet që SPAK kishte ndërmarrë së fundmi dhe kjo ishte arsye përse kishte sulmuar haptazi Prokurorinë e Posaçme.

I ftuar në studion e Fax News, Gjata tha se Rama tashmë frikësohej pasi përballë tij nuk kishte më një opozitë të blerë dhe prandaj kishte dalë haptaz duke ushtruar presion ndaj SPAK-ut.

“Janë aktorët poltiikë si Rama i cili kërkon vëmendjen e SPAK-ut, e ka kapur një frikë e madhe. Të gjithë diktatorët kanë frikëra të tmerrshme që i bën të bëjnë veprime të tilla. Rama ka filluar të shfaqë hapur këto frikëra në momentin kur ka pushtetin më të madh.

Kryeministri po bën thirrje pse nuk hetohet Meta dhe Berisha. SPAK-ut nuk i bëhet kjo lloj thirrje, kjo është shantazh dhe presion, tipike për diktaturën.

Problemi është përse ka dalë aq hapur Rama. Sepse e ka kapur një frikë shumë e madhe. I pari është ringritja e opozitës. Rama kishte kapur opozitën e cila dogji mandatet dhe më pas u kthye mbrapsht. Tashmë nuk ka më opozitë të blerë përballë tij”– tha Gjata.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb