Kreu i demokristianëve Nard Ndoka i ka uruar shërim të shpejtë ish-kreut të socialistëve në Vaun e Dejës Nikolin Hubaj, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë paradites së djeshme në Shkodër. Ndoka thotë se me Hubën, pavarësisht ndasive politike kanë pasur një marrëdhënie të mirë, pa intriga dhe pa konflikte.
Ai shprehet se në fund të çdo gare ata i jepnin dorën njëri tjetrit, dhe se ngjarja kriminale ndaj tij duhet të zbardhet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Vetë Huba deklaroi dje se ai nuk i kishte parë personat që e qëlluan, të cilët dyshohet se lëviznin me motor.
Postimi i Nard Ndokës:
Sherim të shpejtë Nikolin Huba!
Z.Huba është drejtues i PS, në Bashkine Vau-Dejës per dekada të tera, në pushtet dhe në opozite.
Një politikan perfaqesues e kontribues në komunitet, tolerant e bashkepunues, gjithmone i qeshur dhe i dashur më të gjithe.
Kam 30 vite, që e kam kundershtar politik në atë zone, por kurrë armik, as problematik, jemi perballur politikisht, pa konflikte, pa inate, pa intriga, por thjesht garë politike burrash.
Fituesit dorën, në fund! Nikolin Huba perveçse PS-në, perfaqeson një familje dhe fis më vlera në zonën tonë, njerëz të punes, të besës dhe traditës.
Ngjarja e rende kriminale, shpresoj të zbardhet dhe të mbetet, si një shije e hidhur per të gjithë.
Sherim të shpejtë Niko dhe sa më shpejt, në opozite.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb