Skip to content

E ka pjesëmarrjen e fundit në parlament, deputeti fotografohet me qeset me ëmbëlsira në duar, gati për të qerasur kolegët (Arsyeja)

Ditën e sotme pritet të mbahet seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, duke shënuar dhe ditën e fundit për shumë deputetë në atë sallë.

Shtatori do të sjellë ardhjen në parlament të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, dhe ‘çuarjen në shtëpi’ të deputetëve të opozitës parlamentare dhe shumë deputetëve të Partisë Socialiste.

Një prej personave që e ka për herë të fundit vizitën në Kuvend është dhe deputeti i opozitës parlamentare, por i bashkuar së fundmi me PS-në, Halit Valteri.

Valteri shihet ditën e sotme i buzëqeshur dhe me qeska me ëmbëlsira në duar për të gostisur kolegët e tij.

Ëmbëlsirat nuk janë për fundin e rrugëtimit politik të Valterit, por për ditëlindjen e gocës së tij e cila mbush 1-vjeç sot.

/faxweb