Batuta të hidhura janë shkëmbyer mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, kur po diskutohej në lidhje me situatën e brendshme në Partinë Demokratike. Ka qenë juristi Çlirim Gjata ai që ka thumbuar analistin nga Kosova Baton Haxhiu.

Gjata tha se Haxhiu përhap në Shqipëri propagandën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa citoi dhe një thënie që sipas tij, e ka thënë Rama për Haxhiun.

Biseda në studio: 

Gjata: Është mjeshtër Batoni, ka shkollë për atë punë.

Fevziu: E ka për drejtësi shkollën

Gjata: Po, ç’muhabet. E ka thënë Edi Rama mo burrë, në Kosovë i ka thënë s’të duan hiç, në Shqipëri të dona fortë. Në shqipëri e do Edi Rama se njeri tjetër nuk di që e do Batonin dhe është normale.

Haxhiu: Është vështirë të bisedosh me një njeri jo etik.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re