Ish-kryeministri, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të Autoritetetit të Konkurrencës, duke thënë se ai e ka asgjësuar këtë institucion.

Teksa i kujtoi deputetëve të PD-së se Denar Biba do raportojë në seancës e së enjtes në Kuvend dhe “nuk duhet ta kursejnë”, Berisha theksoi: “Mori postin se shpërblente Ramën, e ka vendin në burg për vjedhjet që ka bërë”.

Nesër vjen para jush, Denar Biba është një njeri, që e morën e vendosën në krye të Prokurimeve, ky vendin e ka absolutisht në burg për vjedhjet dhe punën e tij. U dërgua, sepse shpërblente Ramën, dhe s’kishte çfarë i bënte, e dërgoni tek Konkurrenca për të shuar çdo shpresë në këtë autoritet. E ka asgjësuar këtë autoritet, edhe këtu nuk duhet të kursejmë”, u shpreh ish-kryeministri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re