Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka thënë se Edi Rama e ka vendosur që emri i ardhshëm për president do të jetë një grua.

Gjatë intervistës në Syri TV, Këlliçi tha se në qarqet e PS është pranuar që kandidatet për presidente të vendit janë Valdete Sala dhe Vali Bizhga, të cilat kanë mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.

“Presidenti i ardhshëm do të jetë grua, Edi Rama e ka vendosur. Dihet tashmë që presidenti i ri do të jetë një femër. Në mos Valdete Sala, Vali Bizhga apo ndonjë zonjë tjetër. E pranojnë në të gjitha qarqet edhe vetë PS”, tha Këlliçi.

Dy emrat e përmendur nga Belind Këlliçi nuk u mohuan nga Blendi Klosi i cili ishte në studio. Ky i fundit tha se presidenti i ardhshëm mund të zgjidhet me mbi 100 vota, ndërsa ftoi opozitën të bëhet pjesë e procesit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re