Skip to content

‘E ka zemrën të mbushur me dashuri’, Ajola thotë fjalët më të ëmbla për Erionin

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj janë një nga çiftet më të komentuara në media, jeta e së cilëve merr një vëmendje të madhe. Siç dihet ata janë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë Kajan të cilit ende nuk ja kanë zbuluar fytyrën.

Ajola është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh publikon foto me të. Mirëpo, ditën e sotme si rrallëherë ajo ka publikuar një video mesazh të bashkëshortit të saj për zgjedhjet e 30 qershorit dhe pranë saj ka shkruar disa fjalë zemre për të.

“Po e postoj këtë mesazh të Erit sepse vërtet, vërtet jam shumë krenare për punën aq të bukur që ai ka bërë për Tiranën. E ka zemrën të mbushur me dashuri për këtë qytet, mbase më shumë se kushdo tjetër. Je më i miri zemër”, ka përfunduar Ajola.