Zgjedhjet e mbajtura për kryetarët e degëve të PD nga Komisioni i Rithemelimit patën një sërë kontestimesh si proces i pa rregullt dhe jo gjithëpërfshirës për demokratët. Pretendime këto që janë hedhur poshtë nga Komisioni i Rithemelimit.

Por duket se ky proces nuk ka qenë gjithëperfshires vetëm për demokratet por edhe për socialistët.

Në 17 prill kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Has u zgjodh Elez Maçi, i cili nga regjimi i Enver Hoxhës është dekoruar me vlerësimin “Pena e Artë” si pjesë e Sigurimit të Shtetit për punën e mirë.

Fax News ka siguruar dokumentin ku faktohet se Maçi ka shërbyer si spiun për disa vite që nga viti 1984.

“I përmenduri është tërhequr në bashkëpunim sekret të OSS me datë 25.06.1984 në kategorinë e informatorit. Puna e të përmendurit gjatë kësaj periudhe është vlerësuar e mirë për faktin se ka raportuar të dhëna me interes elementin armik e keqbërës, ka kryer në pergjithësi detyrat e ngarkuara nga ana jonë dhe ka qene korrekt në takime.”

Dokumenti mban daten 15 janar 1986. Ndërkohë në një postim në rrjete sociale Maçi si për ironi falenderon të gjithë demokratët qe e votuan.

“Falenderoj te gjithe anetaret e Partise Demokratike Dega Has, per angazhimin e tyre ne zgjedhjen e te gjithe struktures se partise. Ftoj cdo anetar te Partise Demokrarike te bashkojme kontributet per nje fitore te padiskutueshme ne betejen e ardhshme elektorale per pushtetin vendor”.

Me ndryshimet e reja statutore Maçi është automatikisht edhe anëtari keshillit të Partisë Demokratike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb