Mediat kosovare kanë zbuluar identitetin e vajzës që u prezantua si vajzë prokurori ndërsa kërcënoi dhe shau një kalimtare në vija të bardha në Kosovë.

Bëhet fjalë për Valentina Aliu, e cila në të vërtetë rezulton të jetë vajza e një personi që punon jashtë vendit, punë e cila nuk ka të bëjë fare me atë të Prokurorit.

Nga strukturat përkatëse në Kosovë ndaj të resë është adresuar një gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike si edhe për kundravajtje.

Video e Valentina Aliut bëri xhiron e rrjetit dy ditë më parë në mediat e Kosovës dhe Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re