Ferit Matmuja nga fshati Përbreg në njësinë administrative Tërthore denoncon faktin se nuk lejohet të hyjë në territorin e Kosovës pa bërë testin e shpejtë edhe pse ka kaluar Covid-in. Ai thotë se policia e Kosovës e ka detyruar të paguaj 15 euro tek një qendër private, e cila bënë testin e shpejtë ku është stacionuar në afërsia të doganës.

Matmuja ka kaluar Covid-in në 11 gusht të këtij viti. Ai pretendon se ky ndalim lidhet me faktin se pala kosovare po detyron qytetarët të bëjnë tamponin edhe pse përmbushin kriteret për të hyrë në territorin e tyre.

“Unë kam qenë me Covid, më kanë sjellë një letër nga Tirana, që kam leje me lëviz 6 muaj dhe të mos më ndalojë asksuh. Para tre ditësh kur doja të kaloja për në Kosovë më kanë ndaluar dy policë dhe njëri më thoshte kalo, tjetri mos kalo. Duan që të marrin lekë prej nesh, unë me këtë letër me ligjin që flasin ata zotnijtë kam të drejtë që të lëviz 6 muaj. Unë 15 euro o zotëri nuk kam”.

Prej datës 31 gusht në Kosovë nuk lejohen të hyn shtetasit që nuk kanë kaluar Covid-in, që nuk janë vaksinuar apo nuk kan një test të shpejtë  jo më shumë se 72 orë.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re