Deputetja shqiptare, Rudina Hajdari ka shprehur mbështetjen për Vjosa Osmanin, e cila u shkarkua ditën e djeshme nga postet e saj në LDK. Në një shkrim në Facebook, Hajdari thotë se e ka kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e ùrrejnë mendimin ndryshe, ndaj shpreh admirim për kurajon e saj.

“Ju përgëzoj Vjosa R. Osmani për qëndrimet tuaja dinjitoze si një grua me parime të forta. ‪Ju admiroj për kurajon tuaj. Unë, ashtu si ju sot, e kam kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e ùrrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë.

Por ajo që kam mësuar dhe jam e sigurtë ju e dini shumë mirë është se me rëndësi në politikë është vetëm besnikëria ndaj parimeve dhe elektoratit.
‪Qëndro e fortë dhe ju uroj shumë suksese”, shkroi Hajdari.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re